Aktivistja Edlira Çepani ka treguar një bisedë të sajën me një prej drejtuesve të politikës së jashtme në një shtet të BE-së. Ajo tregon se miku i saj e ka pyetur se ç’duhet të bëjë BE në mënyrë që të menaxhojë kërkesat e shumta të emigrantëve shqiptarë, të cilët kërkojnë të largohen nga vendi, dhe ky është bërë një problem i madh për Europën.
Në përgjigjen e saj, Çepani i ka kërkuar përfaqësuesit të shtetit të BE-së që herën tjetër kur të vinë në Shqipëri, të mos iu rrahin shpatullat politikanëve, po t’iu tërheqin vëmendjen për orat Rolex që mbajnë në duar.
Reagimi i plotë i Çepanit:
Me pyeti nje miku im qe eshte nder drejtuesit e politikes se jashtme ne nje vend te Europes: “Si t’ia bejme se nuk po menaxhojme dot kerkesat per emigrim nga shqiptaret? Eshte bere problem shume i madh…Nuk po dime c’te bejme se kemi dhene dhe pafund fonde per zhvillimin e Shqiperise!”
I thashe: “Heren tjeter kur te vini ne Shqiperi, atyre politikaneve qe u jepni doren dhe e u rrihni shpatullat, futini nga nje shkelm dhe ato orat rolex qe kane neper duart qe ju shtrengoni, shkuljani ne moment se me shume gjasa jane blere me fondet qe keni derguat per Shqiperine! Provojeni njehere t’u terhiqni vemendjen, pa u bere elozhe diplomatike dhe do e shihni sa do permiresohet performanca e tyre dhe sa do pakesohet emigrimi i shqiptareve!”…
Diskutime rreth kësaj post