Influencuesja dhe aktivistja Luisa Mell, nuk ka qenë indiferente ndaj konsumit të gjelit të detit në këto darka fundviti, ku ka kërkuar “mëshirë për të gjitha kafshët”.
Në rrjetet sociale kërkoi respekt dhe “një darkë vegane”.
Me festat e fundvitit, në të gjithë botën rritet konsumi i mishrave si gjeli i detit.
Diçka që nuk kënaq shumë njerëz që vendosin të mos hanë mish.
Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale, prezantuesja dhe aktivistja Luisa Mell, 44-vjeçe, ka shpërndarë një video ku kritikon konsumimin e gjelit të detit në darkat e Krishtlindjeve, duke e cilësuar këtë veprim si “mungesë dhembshurie”.
Publikimi i Mell filloi duke dhënë një shifër specifike për konsumin e gjelit të detit: “8 milionë gjela ngordhën në Brazil për të festuar këtë datë”.
Ajo vazhdoi: “A e dini se çfarë do të thotë Krishtlindje? Lindja. Ne festojmë jetën e Krishtit. Por fatkeqësisht ne e festojmë me ngordhjen e kafshëve”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.
Në këtë mënyrë, Mell shkroi se kafshët vuajnë nga keqtrajtimi para se të shesin mishin: “Kërkesa ime për këtë Krishtlindje është që dashuria dhe dhembshuria t’u jepet të gjitha llojeve të kafshëve, të cilat ndjejnë, vuajnë, duan”.
Diskutime rreth kësaj post