Aktivisti i PD, Skerdjan Dhuli ka deklaruar se është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD, nga Gazment Bardhi.
“Gazmend Bardhi votat e mia në këshillin kombëtar i hodhi në Lanë dhe zgjodhi që listën e bërë me dorë prej tij, nga A në ZH, ta mbush me anëtarë nga qarku i Elbasanit sepse ata i duhen kur të vijë dita për sekretar të përgjithshëm meqë punoi me ta”, – thekson aktivisti i PD.
Reagimi i plotë:
“Derën e PD e kam parë më herët se Gazmend Bardhi
Miqtë e mi
19 janarin e 2019, kur këshilli kombëtar i PD do votonte kryesinë, mes Gazmend Bardhit dhe Dorian Telitit zgjodha këtë të dytin për Sekretar të Përgjithshëm. Telitin nuk e kisha mik por eca me teorinë e përjashtimit.
Me një person si Gazmend Bardhi, kopja e Erjon Veliajt në PD, edhe sikur të kisha 7 jetë nuk do bashkëpunoja as ditën e fundit të jetës së 7.
Vitin e kaluar kur PD bëri proçesin e propozomeve të kandidatëve për deputetë, emrin tim të propozuar në degët Himarë dhe Sarandë e fshiu nga lista Gazmend Bardhi ende pa shkuar në gjykimin e komisionit përkatës.
Sigurisht që u vendosa në dijeni por heshta sepse mendova se proçesi ka më shumë rëndësi se emri im pavarësisht se kur parimet bien ndesh me peçedentin, rrëzohen parimet jo preçedenti.
Në mbledhjen e 19 prillit 2019, kur PD do vendoste bojkotimin e zgjedhjeve lokale, unë isha i vetmi që fola kundër bojkotit të atyre zgjedhjeve në këshillin kombëtar. (Atë fjalim e kam të memorizuar por do ta publikoj një moment të dytë) Sigurisht që Gazmend Bardhi mbajti shënimet e tij për të piketuar armiqtë.
Dje Gazmend Bardhi votat e mia në këshillin kombëtar i hodhi në Lanë dhe zgjodhi që listën e bërë me dorë prej tij, nga A në ZH, ta mbush me anëtarë nga qarku i Elbasanit sepse ata i duhen kur të vijë dita për sekretar të përgjithshëm meqë punoi me ta.
Nuk jam delirant të mendoj se prej heqjes time nga lista e këshillit kombëtar humbet PD. Unë vlej aq sa mendojnë demokratët e thjeshtë. Ata me të cilët kam bashkëpunuar apo ata që më njohin.
Ama e di mirë se kjo që Gazmend Bardhi bëri me mua sot për herë të dytë, do ta bëjë edhe me të tjerë nesër.
Madje druaj që e ka bërë me të tjerë edhe dje.
Këto metoda të shëmtuara nuk e ndihmojnë Partinë Demokratike të ringrihet. Ato thjeshtë ju tregojnë derën të rinjve si unë duke i zhbërë ëndrrat e tyre (por unë derën e partisë e kam parë më herët se Gaz Bardhi e nuk më largon dot ai) dhe japin mesazhin e gabuar tek ata që shpresojnë se vlejnë për politikë duke ju thënë “nëse do karrierë në PD, servilosju Gazmend Bardhit. Nëse ai s’të ka qejf, më mirë mos hyr në atë oborr…”.
PD vdes kur asaj i vdesin parimet. Ajo humb kur humbet rrugën e vlerave pas të cilave duhet të kapet fortë.
Me këtë rast i uroj suksese miqve të mi që e kaluan vijën e kuqe të Gazmend Bardhit.” – shkruan Skerdjan Dhuli.
Diskutime rreth kësaj post