Në zgjedhjet e Partisë Demokratike të zhvilluara këtë të shtunë duket se nuk do të ketë surpriza dhe Lulzim Basha mund të marrë kryesimin e një prej tre pjesëve të PD, për momentin që është e ndarë në këtë moment.
Analisti Frrok Çupi, nga studion e ABC News është shprehur sfida më e madhe e Bashës do të jetë rimëkëmbja e partisë edhe pse për momentin ajo ngelet shumë larg realitetit ku është qeveria dhe Rama.
Çupi ka theksuar se Basha do të mbahet mend si personi që ka kryer një akt politik dhe se sfida e tij është të mbajë larg PD-në nga Berisha.
“Sfida e Bashës me qeverinë dhe Ramën është qindra kilometra mbrapa, PD s’ka lidhje me qeverisjen dhe me mazhorancën, PD prej vitesh po bën një gjë ndryshe nga mazhoranca. Sfida ishte largimi i Berishës, që ishte akti i Bashës, por Bardhi tentoi që sërish që të bashkonte partinë me Berishën. Basha është regjistruar si një person që ka kryer një akt politik, sfida e tij është ta mbaj PD sado e vogël të mbetet si një kështjellë apo shtëpi ku nuk hyn Sali Berisha.
Berisha është një fenomen i dhunës, i diktatit, i krimit, i korrupsionit, është në krye të krimit të organizuar në Shqipëri, dhe mbajtja larg PD-së e Berishës është misioni që do ta bashkojë atë partitë e Bashës sot për sot dhe nesër do të jetë një PD që perëndimit nuk i intereso që të shuhet nga Berisha”, ka thënë analisti.
Diskutime rreth kësaj post