Kontrollet e ushtruara nga policia shqiptare një ditë më parë në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit një ditë më parë janë shoqëruar me përplasje me iranianët. Krahas të lënduarve, pati edhe një viktimë. Ministria e Brendshme dje në një deklaratë për media tha se policia nuk ka ushtruar dhunë duke theksuar se personi që ndërroi jetë pësoi arrest kardiak.
Sipas Top Channel personi që ndërroi jetë Brenda kampit Ashraf 3 më herët ka qenë i shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake. Trupi i pajetë mbrëmjen e djeshme u transportua në morgun e kryeqytetit ku iu nënshtrua autopsisë dhe analizave mjeko-ligjore.
Policia ka proceduar 6 muxhahedinë të moshave nga 61 deri në 73 vjeç për 4 vepra penale, konkretisht: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.-shkruan ne njoftim.
Diskutime rreth kësaj post