Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë nisur një aksion të madh i cili deri më tani ka çuar në pranga 10 persona, të dyshuar si falsifikatorë të shumë pronave në zonën e Ishmit në Durrës dhe në Gjirin e Lalëzit.
Policia ende nuk ka bërë me dije identitetet e të arrestuarve por fjala është për një sasi titujsh pronësie të cilat janë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe falë korrupsionit.
Skema e përdorura janë shumë të ngjashme me vjedhjen e kryera në zonën e Spillesë, ku u përfituan në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë tokë. Policia do të japë detaje përmes një konference për shtyp rreth orës 10:00.
***
1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Diskutime rreth kësaj post