Nje aksident me pasoje plagosjen e nje efektiveje te policise ka ndodhur pak caste me pare ne autostraden Tirane-Durres.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 25.01.2016, në autostradën Tiranë -Durrës një automjet tip BMW me targa AA 260 DZ me drejtues shtetasin Ridvan Allmeta, ka aksidentuat një punonjëse policie shtetasen R. Sh, e cila ishte në shërbimin në momentin e aksidentimit.
Punonjësja është dërguar për ndihmë mjekësore në spital me disa fraktura, ka bere me dije nje burim zyrtar nga drejtoria e Tiranes.
Sipas burimeve zyrtare, Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Radiela Shkembi mesohet se eshte oficerja e policise e cila eshte plagosur nga aksidenti.
Per ngjarjen ka reaguar zedhenesi i policise se shtetit. “Të jesh punonjës policie do të thotë në çdo çast jetën e ke të pasigurt. Dalim nga shtëpia dhe nuk e dimë cfarë suprizash hidhura na presin. Sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Por Detyra e punonjësit të policisë është sa e vështirë aq dhe fisnike”, ka shkruar zedhenesi i policise.
Ai thekson me tej: Koleges tonë Radiela Shkëmbi i urojmë shërim të shpejtë. Kolegia jonë ishte në krye të detyrës duke kryer veprimet për nje përplasje mjetesh ku papërgjegjshmëria e një drejtuesi mjeti që skish lidhje me aksidentin, desh i mori jetën. Por kjo është detyra jonë, pavarësisht çdo suprize të hidhur do vijojmë ta kryejmë me përkushtim, ndershmëri e guxim, për ti shërbyer komunitetit. Të shkuara kolegia jonë e mirë”, ka shkruar Genti Mullai ne faqen e tij ne FB.
Diskutime rreth kësaj post