Disa ditë më parë juristja e njohur, Eni Çobani pësoi një aksident në Tropojë si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar dhe zonjat që ishin në makinë shpëtuan paq.
Vetë Çobani është shprehur e tronditur nga ngjarja, ndërsa një reagim ka pasur së fundi dhe miku i saj Ardit Gjebrea.
Moderatori shprehet se të gjithë ne qeniet njerëzore jemi kalimtarë, pavarësisht se gjatë jetës bëhemi pjesë e të këqijave dhe intrigave.
“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit! Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër… Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”
Diskutime rreth kësaj post