Një aksident i rëndë rrugor iu mori jetën dy të rinjve mbrëmë në aksin Milot – Fushë Krujë. Dy të rinjtë që humbën jetën ishin 26-vjeçari Erald Uzuni dhe 21-vjeçari Klodian Vladi.
Ata po udhëtonin në një automjet tip “Volksëagen” me targa AA 744 NJ, makinën, e cila doli nga rruga dhe për pasojë shkaktoi vdekjen e tyre e plagosjen e 18-vjeçarit me inicialet M.U dhe 23 vjeçarit me inicialet A.C.
Dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë shpejtësia e automjetit me të cilin po lëviznin të rinjtë çka ka bërë që të humbnin kontrollin dhe për pasojë të dilnin nga rruga duke shkaktuar aksidentin fatal.
AKSIDENTI:
Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volksëagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spital. Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post