Për ngjarjen e rëndë në Bullgari ku humbën jetën 46 persona, ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke thënë se Evropa qëndron solidare në këto momente të vështira.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa të lënduarve nga ky aksident i ka uruar shërim të shpejtë.
Mesazhi i plotë i Kyrekomisioneres në Twitter:
“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobusit mbrëmë në Bullgari. Edhe të lënduarëve u uroj shërim të shpejtë. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa qëndron me solidarizëm pranë jush.”-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post