Zbulohen detaje te reja lidhur me aksidentin e ndodhur dje, që shkaktoi 2 viktima në zonën e Malit të Robit në Kavajë.
Mësohet se ekspertët e Policisë Rrugore kanë dalë në përfundimin se drejtuesi mjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka, po udhëtonte me shpejtësi 130 kilometra në orë, kur limiti i lejuar ishte 90 km.
E pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike për familjen Pisku, drejtuesi i automjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka ishte duke udhëtuar me mbi 40 kilometra në orë më shumë se limiti i lejuar prej në 90 kilometrash.
Dëshmitarët thanë se Edlira Pisku mbrojti me trupin e saj nga aksidenti djalin e saj 8 vjeç.
I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë të diel u përcollën për në banesën e fundit dy viktimat e familjes Pisku.
Diskutime rreth kësaj post