Dalin te tjera detaje nga aksidenti ne mbikalimin e Lacit, qe i mori jeten nje kembesoreje . Sipas burimeve, viktima eshte shtetasja Davida Ndoj, 23 vjece. Ajo eshte perplasur nga nje mjet me targa kosove.
Lezhë, informacion paraprak
Më datë 21.11.2017, rreth orës 11:06 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:
Automjeti me targa 01-959KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen Davida N.,23 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post