Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur dhimbjen më të madhe për humbjen e jetës së 46 qytetarëve shqiptarë nga Maqedonia, në aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari.
Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
“Tragjedi e rëndë njerëzore!
Miq, 46 shqiptarë, kryesisht të rinj, qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës u dogjën të gjallë dhe vdiqën nga flakët e autobusit me të cilin udhëtonin në Bullgari.
Gjashtë të tjerë janë me djegie të rënda.
Duke shprehur dhimbjen e thelle dhe pikëllimin e madh familjeve të viktimave të kësaj drame të vërtetë kombëtare, unë lutem që shpirtrat e mirë të njerëzve të tyre më të dashur të gjejnë paqen e merituar.
Gjithashtu uroj nga zemra që të plagosurit të shërohen plotësisht.”-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post