“Nuk ka asnjë të dhënë të vajzës në Portin Durrës”. Është ky konfirmimi që ka bërë drejtoresha e Kufirit, Lindita Nushi në lidhje 23-vjeçaren Elena Abdillari, e cila humbi jetën në një aksident në autostradën Durrës-Tiranë.
Sipas drejtoreshës së kufirit vajza nuk është paraqitur në port, ndërsa në çantë iu gjet bileta e tragetit për në Itali.
Fatjon Zhaporja, 34-vjeç dhe është shpallur në kërkim nga policia. Zhaporja, i cili udhëtonte me një “Benz” dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari Bujar Agalliu dhe pasagjerja e tij, Elena Abdillari, 23 vjeçe.
Përplasja ishte mjaft e fortë, duke e detyruar taksinë që të dilte nga rruga dhe të përfundonte në një karburant, çka dhe shkaktoi humbjen e dy jetëve.
Pas aksidentit, 34-vjeçari Zhaporja braktisi makinën, të cilën mësohet se e kishte blerë vetëm një muaj më parë dhe u largua nga vendngjarja. Dyshimet e para të policisë janë se kemi të bëjmë me një sulm të qëllimshëm dhe jo thjesht një aksident.
Diskutime rreth kësaj post