Katër të plagosur rëndë është bilanci i aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Dy automjete u përplasën me njërja-tjetrën dhe një person mbeti i bllokuar për 30 minuta në njërën prej makinave.
Për shkak të dëmtimit të madh të mjetit, u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë.
Mësohet se personi që kishte mbetur i bllokuar së bashku me tre të plagosurit e tjerë janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë -Laç.
Diskutime rreth kësaj post