Aksidenti rrugor me dy viktima që ndodhi mbrëmë në mesantë pranë Maminasit sipas hetuesve mund të jetë shkaktuar me qëllim nga i riu që ndodhej në benzin që përplasi taksinë ku mbetën të vdekur 2 shtetas.
Sipas burimeve policore pas aksidentit drejtuesi i automjetit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet, është larguar nga vendnngjarja dhe nga një person tjetër. Sipas deklaratës për shtyp të policisë në mjetin tip Benz me targa AA060 SP, patrulla që mbërriti në vendnngjarje nuk gjeti asnjë person.
Hetuesit flasin për një aksident të qëllimshëm, ku drejtuesi i mjetit që e shkaktoi atë mund të ketë pasur njohje me 23-vjeçaren.
Policia dyshon se në momentin që 23-vjecarja është larguar me taksi në drejtim të Tiranës, është ndjekur nga automjeti tip benz. Në pamundësi për të ndaluar taksinë, mendohet se i riu që ndodhej në timon e ka goditur atë nga pas duke shkaktuar edhe aksidentin fatal.
Krahas dyshimeve nuk përjashtohet mundesia e nje ngjarje aksidentale, ku drejtuesi që shkaktoi aksidentin i përfshirë nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga një tjetër person.
Efektivët e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip benz, i cili eshte një i ri nga Tirana dhe po punojnë për gjetjen e tij.
Automjeti tip taksi me te cilën po udhetonin dy viktimat 60 vjecari Bujar Agalliu, banor i Durrësi si dhe pasagjerja Elena Abdillari 23 vjeçe, banore e Tiranës, fillimisht u perplas nga pas nga një mjet tjeter tip benz. Përplasja ishte aq e forte sa taksia ka devijuar nga autostrada duke u futur në një karburant.
Ndërkaq edhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave aksidentit tragjik.
Diskutime rreth kësaj post