Kalimi me të kuqe i vijave të bardha i kushtoi jetën një 60-vjeçari pak ditë më parë në kryeqytet. Në javën e sigurisë rrugore, Top Channel vëzhgoi sjelljen e këmbësorëve të cilët në analizat e policisë rrugore renditen si shkaktarët e pothuajshe gjysmës së aksidenteve që kanë ndodhur gjatë këtij viti.
“Nga 264 ngjarje rrugore me 25 të vrarë , 44 % na rezulton se kanë ardhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve, pra aksident automjet-këmbësor”, tha Erjon Ahmeti, Shef i qarkullimit rrugor Tiranë.
Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, është një trendy në rritje.
“Për këtë 10-mujor janë 118 aksidente ose 18 % e totalit që kanë si shkak përdorimin e celularit apo mos mbajtjen e krahut”, thotë Ahmeti.
Si në rang vendi ashtu edhe në Tiranë numri i aksidenteve me pasoja të rënda është ulur ndjeshëm megjithatë shifrat mbeten larg standarteve të bashkimit europian.
Policia rrugore paralajmëron se autostradat e vendit do të mbikqyren nga radarë automatikë të cilët fotografojnë shkeljet e drejtuesve të mjeteve.
“Radarët do vendosen në akset problematike apo njollat e zeza. Nuk është i domosdoshëm që drejtusi i mjetit të shohë punonjësin e policisë pasi do të jetë radari që do të bëjë monitorimin”, tha Ervin Dervishi, specialist i sigurisë rrugore.
Një nga radarët automatik është vendosur në mbikalimin e kasharit në autostradën Tiranë-Durrës. Drejtuesit e mjeteve që respektojnë shpejtësinë e lejuar në ktë aks dhe nga historiku i tyre rezultojnë model do bëhen pjesë e një shorteu ku do të dhurohen 20 polica për sigurimin e mjeteve.
Diskutime rreth kësaj post