Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku fatkeqësisht ka viktima. Burime nga policia thanë se aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Peshkatarit”.
Nga aksidenti ka mbetur e vdekur një grua. Një makinë tip “Benz Ml”, ka përplasur për vdekje një banore të zonës.
Pas aksidentit makina është larguar me shpejtësi duke mos u ndaluar për ti dhënë ndihmën e parë të aksidentuarës.
“Rreth orës 18:46, pranë rreth rrotullimit të Mulletit, Bledar Duka, 27 vjeç, duke drejtuar utomjetin tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 47 vjeçe, e cila si pasojë e goditjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të drejtuesit të mjetit, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve proceduriale ndaj tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post