Dy të rinj humbën jetën në një aksident të rëndë rrugorë në Tiranë.Policia bëri me dije se viktimat janë të rinjtë Kejdi Halili,21 vjeç dhe Ergi Dini, 22 vjeç, kengetar, fitues i konkursit muzikor X Factor të 2014.
Sipas policisë,dy të rinjtë po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit
“Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra”, sqaron policia. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.
Diskutime rreth kësaj post