Një aksident tragjik ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në autostradën Milot -Fushë Krujë, aty ku për pasojë dy të rinj humbën jetën.
Mësohet se automjeti Volkswagen me targë AA 744 NJ, doli nga rruga ndërsa shoferi dhe një nga pasagjerët ndërruan jetë.
Policia e Kurbinit njofton se shoferi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe pasagjeri K.V. 21 vjeç, po banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post