Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ndërsa raportohet për të paktën pesë të plagosur në gjendje të rëndë.
Mësohet se një automjet tip fuoristrade ka dalë nga rruga pranë fshatit Mashkullorë. Si pasojë e aksidentit mësohet se pesë persona janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.
Informacionet e para flasin për një makinë e cila për shkak të shpejtësisë ka përfunduar në kanal.
Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës nuk ka dhënë ende të dhëna rreth ngjarjes së raportuar nga dëshmitarët.
Diskutime rreth kësaj post