Dy makina janë përfshirë në një aksident të rëndë në aksin Plepa-Shkozet në Durrës. Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti, ku u përfshinë një Mercedes dhe një BMW, me drejtues shtetasin italian M.D.
Të plagosur kanë mbetur personat që udhëtonin me mjetin tip Benz, drejtuesi me iniciale A.S. dhe pasagjerët bashkëshortja e tij, D.S. 26-vjeçe, 2 vajzat e mitura S.S. 1 vjeç dhe V.S. 5 vjeç dhe H.D. 65 vjeçe, banuese në Mallakastër.
Vajzat e mitura dhe gjyshja e tyre, H.D. aktualisht ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa çifti i bashkëshortëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post