Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku autobusi i linjës Stacioni i Trenit-Qendër-Kopshti Zoologjik” ka aksidentuar një grua dhe fëmijën e saj të mitur pranë Kullave Binjake, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Siç bëhet e ditur, gruaja dhe fëmija i saj janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post