Një aksident tragjik ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”, ku mësohet se nga përplasja mes makinave raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, por ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e kësaj përplasjeje.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht shtetasit Myftar Kovaçi, 53 vjeç, dhe Jak Syla 62 vjeç.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Fan të Rubikut, ky dy mjete, njëra tip “Volkswagen Sharon” është përplasur me një mjet tip “Benz”.
Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë një parakalim i gabuar.
Personat e plagosur pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Rrëshenit janë dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia, autoambulanca dhe zjarrikëse kanë shkua në vendngjarje.
Video:
Diskutime rreth kësaj post