Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në Tiranë në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, drejtuesi i një automjeti ka aksidentuar një 11-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post