Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.
Kjo ka bërë që prej një ore të bllokohet rruga, ndërsa automjetet në këtë zonë po vijojnë të lëvizin me vështirësi, për shkak të hetimeve që efektivët e policisë po kryejnë në vendin e aksidentit.
Deri më tani mësohet se si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Diskutime rreth kësaj post