Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës, ku mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin, si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës.
Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Mirëpo, është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post