Mesditën e sotme, një aksident është shënuar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, pranë fshatit Veliternë, Maliq, ku shoferi me iniciale R. H., 34-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ai ka mbetur i lënduar bashkë me dy pasagjerët që e shoqëronin, të cilët janë transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post