Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të vendit të quajtur Guri i Kuq. Sipas burimeve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit e cila ka qenë së bashku me një fëmijë në makinë.
Sipas burimeve nga spitali mësohet se e dëmtuara është jashtë rrezikut për jetën ndërsa fëmija nuk ka pësuar gjë.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post