Vijnë të tjera pamje dhe zbardhen të tjera detaje nga aksidenti i mëngjesit të sotëm në Kamëz, kur një autobus urban doli jashtë kontrollit dhe u përplas më një ndërtesë, duke lënë një person të plagosur. Por fatmirësisht ngjarja që mund të kishte qenë edhe më e rëndë, ka përfunduar me dëme materiale dhe një të plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët kanë treguar për “BalkanWeb” momentet e tmerrit kur autobusi pa kontroll lëvizte në trotuar. Panik, kaos dhe një të plagosur ka shkaktuar aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz.
Sipas të dhënave të mbledhura nga vendi i ngjarjes, mësohet se urbani ishte i parkuar në stacion pas një tjetër autobusi. Sapo urbani në radhë është larguar, shoferi ka ndezur motorin e autobusit por aty çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit.
Autobusi ka marrë superxhiro dhe shoferi për të shmangur një tragjedi e ka kthyer timonin nga trotuari duke u përplasur më murin e disa bizneseve që ndodheshin aty. Një djalë i ri që ndodhej me të atin në trotuar ka mbetur i plagosur.
Por dëshmitarët thonë se nëse nuk do të kishte qenë për manovrimin e shoferit, aksidenti do kishte pasur pasoja fatale. “BalkanWeb” sjell pamje të filmuara pak minuta pas aksidentit në qendër të Kamzës.
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post