Mesditën e sotme një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Bajram-Curri- Fierzë, aty ku një mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri, Tropojë, u përplas me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.D., banues në fshatin Dushaj.
Sipas policisë shtetasi F.D., udhëtonte me vëllain dhe dy pasagjer.
Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M.D., 64 vjeç, banues në fshatin Dushaj,(pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz), si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi F.D., rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç (pasagjer).
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me aksidentin e rëndë.
Man Dushaj, i cili humbi jetën në aksident është vëllai i kryebashkiakut të Tropojës Besnik Dushaj.
Edhe dy personat e plagosur, shoferi i makinës ku udhëtonte 64-vjeçari dhe një fëmijë 7 vjeç janë të afërmit e tij.
Drejtuesi i mjetit tip BMW është shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post