Dy të rinj, një vajzë 29 vjeçe dhe një djalë 32 vjeç janë plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Sipas një rindërtimi të ngjarjes nga policia: Mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga vajza S.Gj. ka dalë nga rruga
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit banuese në Mirditë, dhe R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Të dy janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Sipas burimeve spitalore 29-vjeçarja S.Gj. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa gjendja e 32-vjeçarit është jo kritike.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post