Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vaqarr pranë kthesës së Arbanës, ku një makinë ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.
Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe goditja ka qenë mjaft e fortë, çka ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të këmbësorit. Pasi përplasi këmbësorin mjeti ka përfunduar në kanal.
Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në makinë. Drejtuesi i mjetit është çuar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i policisë
Me datë 07.01.2018, rreth orës 20:55, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek vendi i quajtur “Kthesa e Arbanës”, ka një aksident.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Në vendin e quajtur “Kthesa e Arbanës”, mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues shtetasin Gert Dorzi, 24 vjeç, dhe pasagjer shtetasin A.H., ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar një këmbësor A.M., 52 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësori A.M.
Ndërkohë të dëmtuar janë dhe shtetasit G.D., dhe A.H., të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.
Diskutime rreth kësaj post