Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur gjatë natës në kryeqytet. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 në Bulevardin “Gjegj Fishta”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezultoi se, një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B., 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithëse është dërguar në spital, 47-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.
Diskutime rreth kësaj post