Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Itali orët e vona të ditës së djeshme.
Siç raportojnë mediat lokale, viktima është një burrë rreth 60 vjeç, pa bërë të ditur identitetin e tij.
Ai ishte duke lëvizur me një mjet të tonazhit të rëndë në autostradën Napoli-Canosa, në drejtim të Canosës, kur në kilometrin e 100-të, në territorin e komunës së Vallatës ndodh aksidenti. Dy mjetet e tonazhit të rëndë përplasen dhe shqiptar humb jetën.
Operacioni për të nxjerrë nga mjeti trupin e pajetë të shqiptarit ishte i gjatë dhe i vështirë, raportojnë mediat lokale.
Diskutime rreth kësaj post