Mëngjesin e sotëm, një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti zinxhir që ndodhi sot rreth orës 04:00, në autostradën Napoli-Canosa, në Itali.
Mediat vendase, bëjnë me dije se një autobus me 38 pasagjerë është përplasur me dy makina në autostradë, ka dalë nga rruga, e për pasojë ka përfunduar në greminë.
Autobusi ishte nisur nga Leçe me destinacion në Romë.
Si ndodhi aksidenti zinxhir?
Papritur, autobusi u gjend pas dy makinave, të cilat kishin ndaluar në mes të rrugës pasi ishin përfshirë në një tjetër aksident.
Shoferi i autobusit tentoi të evitonte përplasjen me dy mjetet, e për pasojë doli nga rruga dhe ra në greminë.
Ndërsa tre makinat që ndodheshin pas autobusit, përfunduan duke u pëplasur me makinat e ndaluara në mes të rrugës.
Një nga pasagjerët e autobusit ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Një nga pasagjerët ka thënë për mediat se ata ishin në gjumë, dhe se i zgjoi zhurma e frenimit dhe përplasaj me dy ,jetete që ishin ndaluar në rrugë.
“Të gjithë pasagjerët ishin në gjumë, mendoj. Ajo që na zgjoi ishte frenimi i fortë dhe më pas përplasja me makinat para se të përfundonim në greminë”, tha një nga pasagjerët e autobusit.
Diskutime rreth kësaj post