Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Malit të Robit, në aksin rrugor Durrës-Kavajë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur dy viktima nga e njëjta familje, vjehrri dhe nusja.
Mes të plagosurve është edhe një fëmijë, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Mendohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorët, të cilët ishin duke pritur në stacion.
DETAJET E POLICISË:
Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe. Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post