Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka dashur sot të sqarojë, deklaratën e bujshme dsa ditë më parë, ku ajo tha se do hapte një akademi barinjsh. Sipas saj, termi nuk është shpikur nga ajo, por e ka parë si shembull në Spanjë dhe Zvicër.
Ajo tha:
“Mund të bëj një sqarim në keqkuptimin e ndodhur në mbledhjen e kaluar. Një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi. Në lidhje me fjalën akademi kjo është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende, Zvicra Anglia Spanja e kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështetje në formimin e tyre për ti angazhuar në këtë profesion. E kemi konsultuar dhe me donatorët, që si drejtoreshë e AZHBE jam konsultuar dhe me universitetin bujqësor, që në 2018 kemi filluar të mbështesim stanet. Është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo jo e shprehur vetëm në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëvë të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë. Ky ishte sqarimi që doja të bëja.” – përfundoi ajo.
Kujtojmë se deklarata e ministres, u bë virale në rrjetet sociale, pasi çdo shqiptari iu duk absurde. Pas kësaj plasën edhe MEME-t.
Diskutime rreth kësaj post