Nuk ka asgjë më eksituese sesa të rrish sipër partnerit, sepse të jep kontroll të plotë mbi lëvizjet dhe ritmin.
Por fillimisht ky pozicion mund të jetë disi i lodhshëm dhe i sikletshëm, duke qenë se të takon t’i bësh të gjitha. Megjithatë, ekspertet e seksit këmbëngulin që vajzat t’ia marrin dorën, sepse nëse e bën siç duhet, nuk ka asgjë si të jesh vetë on the top.
Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të arrini atë që dëshironi nga ky pozicion:
1. Përdori krahët si mbështetje
Që të mos i mbash kot në ajër dhe që ta bësh të gjithën më pak të lodhshme, mbështetu përpara dhe me këtë rast, edhe i afrohesh partnerit. Të jep ndjesinë e sigurisë dhe ta bën më të thjeshtë lëvizjen lart e poshtë.
2. Mbështetu prapa
Në mënyrë të ngjashme, mund t’i mbështesësh krahët prapa. Ky pozicion është eksitues për të dy, sepse i jep partnerit një alamet pamjeje.
3. Provo edhe në krah të kundërt
Sipër dhe në krah të kundërt kërkon ca vetëbesim, por si të gjitha, edhe këtij ia merr dorën me kalimin e kohës. Partneri mund të të kapë të pasmet dhe duke mos u parë në fytyrë, krijon një ndjesi krejtësisht instiktive. Edhe këtu ke bonusin e krahëve për t’u mbështetur. (Vetëm kujdes; është pozicion i rrezikshëm për penisin. Lëviz ngadalë sa t’ia mësosh!)
4. Preke veten
Sa të kesh gjetur ekuilibrin, mund të përdorësh duart (ose njërën dorë) për të luajtur me veten. Mund të stimulosh klitorin apo qoftë edhe të luash me thithkat: mos lër asgjë pa bërë nëse të ndihmon të kënaqesh.
5. Mund edhe të ulesh
Sipër nuk do të thotë domsdoshmërisht shtrirë. Ulur në karrige, në rrëzë të krevatit apo duke e mbështetur partnerin në mur, mund të arrish një përvojë më të afërt dhe më intime me partnerin në këto pozicione. Ke plot për t’u ndërruar, sa herë e ndjen se po lodhesh!
Diskutime rreth kësaj post