Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me Michael Margolies Konstantino, zv.drejtor në zyrën për Evropën qendrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në fokus të diskutimit ka qenë puna për reformën zgjedhore. Sipas Gjiknurit, zyrtari amerikan nxiti vazhdimin e dialogut. Lidhur me këtë takim ka reaguar ashpër deputeti i opozitës Myslim Murrizi.
Duke ironizuar takimin ai shkruan:
Lajmi i madh i takimit te Z Gjiknuri me nje zyrtare te DASHI-t per reformen zgjedhore, me emocionoi shume, dhe se bashku me kolegun tim Z Nimet Musai beme nje foto per ta sinkronizuar atmosferen festive qe percjelle ky lajm madheshtore per Shqiptaret.
Jam kurioz te di se çfare mbeshtetje i duhet Damianit nga Ky zyrtare per reformen????
Besoj qe do kene folur per detaje teknike se si duhet te sanksionohet ne kodin zgjedhor fenomeni i TERMETIZIMIT te votes, qe te kete me shume qendrueshmeri vota e termetizuar nisur nga termeti i fundit i 26 nentorit.
Ishalla kane diskutuar edhe per te shtuar nje nen special per çunat problematik ne kodin zgjedhor qe diten e termetizimit te votes, keta te rrine ne furgon se mos i sheh njeri.
E nese vazhdohet me kete tradite oportuniste nga ambasada Amerikane, DASHI apo çdo perfaqesues tjeter nderkombetar ne Shqiperi, qe njehere i largojme si gango pastaj i puthim si lango njerezit me te implikuar ne afera te pista politike te Shqiperise, reforma ne drejtesi kthehet thjeshte propagande e demagogji, peshqit e medhej zevendesohen me sardele, dhe SPAK po ta kthesh mbrapsh behet KAPS.
Me sllogane se luftojme “armikun”, se hedhin valle ne goje te ujkut, jemi shkemb graniti,dhe nuk pyesim per imperializmin Amerikan apo revizionizmin Kinez, jemi mesuar prej vitit 1945.
Bile edhe me krosin pranveror ne dimer te Soreces kundra korrupsionit, na ngjall nostalgjine e fiskultures se mengjesit te biros politike e diktatures.
Ata qe Shqiptaret i mendojne si peshq te medhenj dhe qe aspirojne te jene objekt i SPAKUT, i pame keto dite te eksituar tek rogneri duke mbajtur radhe te benin selfie me Zj Yuri Kim dhe te tjeret duke bere dezhurn tek koridoret e Capitol Hill per te shqyer nga xhaketa ndonje kongresmen apo senator qe ti vidhnin “veresie” te pakten nje foto.
Pas ketij takimi, nuk ka me termet, vullkan e cunam qe ndal Damian Gjiknurin ne stilin e dosjes 184,384,339,395 etj per te shtyre perpara ne drejtimin e duhur reformen zgjedhore.
Bile edhe vrapi i Luigjit( jo ai i 14) ne drejtim te kundert me “ eren”( jo picerine) por eren e korrupsionit nuk e ndalon dot me.
Kjo ishte ajo qe ju ka munguar Shqiptareve prej vitit 1945 kur mbanin veshet pince ne mikrofonin e radiove band super per te pritur Inglezin dhe Amerikonin qe te rrezonin rregjimin komunist.
Diskutime rreth kësaj post