Avokat Spartak Ngjela ka komentuar sot në emisionin ‘Breaking’ vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë lidhur me “zgjedhjet” e 30 qershor të 2019-ës. Gjykata Kushtetuese vendosi që t’i drejtohet Komisioni të Venecias për marrjen e një opinioni.
Ngjela u shpreh i prerë se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk merr vesh nga ligjet. Sipas avokatit, ata po kërkojnë destabilizim të Shqipërisë si shkak i frikës së reformës në drejtësi.
“Gjykata Kushtetuese quan shkeljen e presidentit pasi nuk mund ta zhvendos ai datën e zgjedhjeve. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk merr vesh nga ligjet, mua do më tregosh se cilin ligj ka shkelur mazhoranca që ka zhvilluar ligjet. Ajo që kërkonin ata ishte destabilizimi i Shqipërisë shkak i frikës së reformës në drejtësi. Të dëmtuar nga kjo është Shqipëria, analiza ime është politike. Në qoftë se fiton Shoqata e Bashkisë do bëhen zgjedhjet vendore, është Venecia ajo që do të vendosë pasi Kushtetuesja tani është e ndërvarur nga Venecia”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post