Historia qe te dhemb e ketij 41 vjeçari eshte rrefyer sot ne emisionin “Me zemer te hapur” ne News24, ku Ylli Hoxha ka treguar se si pas një aksidenti të rëndë qe pesoi, te keqijat e tjera erdhen nje pas nje per te.
Ylli u martua në vitin 2007 me Hatixhe Deliun apo “Xhekun” siç e përkëdhelte ai. Vetëm një muaj pas celebrimit, Ylli bën një aksident të rëndë në rrugën Fushë-Krujë Tiranë, ku mjekët i hoqën shpresat për jetën. Ai qëndroi shumë ditë në gjendje kome, por ia doli të luftojë fort dhe sot është në jetë dhe pse aksidenti i ka lënë pasoja në fizikun e tij.
Pasi mori veten ata emigruan drejt Greqisë për të përmirësuar ekonominë e tyre. Aty qëndruan vetëm dy vite nga 2008 deri në 2010 dhe më pas rikthehen në fshatin e tyre. Konfliktet kishin nisur që në shtetin grek, por në 2011 erdhi në jetë vajza e tyre që sot është plot 6 vjeç. Mes çifiti filluan përplasjet, zënkat derisa në 2015 Hatixhja merr vajzën dhe largohet nga banesa. Divorci në gjykatë ndodhi më 13 qershor të këtij viti dhe në vendimin e saj gjyqtarja kujdestarinë ia la nënës. Ndërsa babai kishte të drejtat e takimit dhe detyrimin ushqimor, të cilin Ylli nuk e ka paguar pasi është i papunë.
“Ajo ma ka bërë të qartë, do të jetojë me dashnorin se kjo është zgjedhja e saj, por tani do të më marrë edhe vajzën”, tha Ylli në emision, siç raporton “BalkanWeb”.
Pas divorcit, Hatixhja kërkon me ngulm t’i hiqet e drejta prindërore këtij babai, duke ngritur një lumë akuzash kundrejt tij.
Ai e do vajzën e tij dhe nga muaji mars i këtij viti nuk e ka takuar dhe as nuk e di ku ndodhet aktualisht. 41vjeçari ndodhet në proces gjyqësor për heqjen prindërore dhe ka frikë nga drejtësia jonë.
“Kam gjithë këto kohë pa takuar vajzën. Ju lutem më ndihmoni”,- u shpreh ai mes lotësh.
Diskutime rreth kësaj post