Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, debati i Antonelës dhe Big Mamës, bëri që kjo e fundit të linte shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Teksa po konsumonin pije në oborr, Iliri filloi të diskutonte me Antonelën se e nxori Bigun nga shtëpia, ndërsa nuk mungoi dhe reagimi i Donaldit.
Nga ana tjetër, Antonela kujtoi një episod të këngëtares tek VIP Shtëpia.
Iliri: “E ke prek Bigun aty ku nuk mbante me qëllim”.
Antonela: “Me qëllim jo”.
Iliri: “E nxore nga shtëpia”.
Donaldi: “Atë karakter ka ajo, mos e përdor kot”.
Iliri: “Uroj të të gëzojë vera, të flesh rehat. E nxore Bigun sonte. Hallall të qoftë”.
Antonela: “Kam ndjenjë keqardhje për atë që është thënë për lëkurën time dhe për familjen time që i ka dëgjuar ato fjalë. Po mundohesh me hedh baltë, por mos u lodh”.
Iliri: “Ti ke hedhur kamiona balte mbi mua e mbi Bigun”.
Antonela: “Unë? Shko tek vëllai i madh dhe pyet. Konsideratë maksimale”.
Iliri: “Rri se e nxorre nga vetvetja”.
Antonela: “Bigu ka kap tjetrën dhe e ka rrahur për flokësh tek VIP Shtëpia”.
Iliri: “E kishe hall se të kapte ty”?
Antonela: “E kuptoj se mund të jesh i prekur se ka dalë Arjola e preferuar. Mos u mundo të më prekësh se e kam gjakun e ftohtë”.
Iliri: “Gjakun e ftohtë e kanë gjarpërinjtë”.
Diskutime rreth kësaj post