Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai dhe bashkëshortja e tij, aktorja Ajlin Petrela u bënë sot pjesë e rubrikës ‘Gjysma ime’ në emisionin ‘E diela shqiptare’. Në 11 vite së bashku, i ka mbajtur pasioni, puna, karizma, humori, por mbi të gjitha, dashuria. Familja e tyre tashmë është plotësuar me dy vajza të bukura, Ajër dhe Edua.
Erioni e shpreh shumë më shumë me fjalë dashurinë e tij ndaj Ajlin, ndoshta edhe për shkak se është aktor, regjisor e skenarist dhe fjalët janë pika e tij e fortë. Por në kthimin e tyre pas në kohë, 11 vite më parë kur ishin ende studentë në Akademinë e Arteve dhe nga ku nisi gjithçka, Ajlin thotë se në atë kohë nuk kishte asnjë pëlqim ndaj bashkëshortit me të cilin ajo sot ndan jetën, ndaj dhe njohja e tyre nuk ka qenë e zakontë.
Intervista:
Ardit Gjebrea: Erioni të prezantoi me fjalë shumë të bukura, tani, është e vërtetë që në fillim ti nuk e pëlqeje Erionin?
Ajlin Petrela: Fare. Nuk kam patur asnjë lloj simpatie për Erionin. Po fare.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Ajlin Petrela: Në kohën që unë e kam njohur Erionin, të paktën që më ra mua në sy në fakultet, ishte koha kur Erioni bënte “Tv Ersekën”.
Ardit Gjebrea: Po.
Ajlin Petrela: Ishte një grim skandaloz, Erioni me ato vetullat e atë mjekrën e shëmtuar më krijonte shumë antipati. S’kisha asnjë lloj simpatie për të. Madje, ai vinte në shkollë, bënte mësim dhe ikte, i thoja gocave që “ka ardhur katunari nga Erseka, bën tangërllëk në fakultet, hyn dhe del”. Ai në fakt vinte dhe shkonte në punë. Më dukej shumë mendjemadh dhe nuk kisha asnjë lloj tërheqjeje ndaj Erionit.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti Erion në veten tënde ishe betuar për diçka. Cili ishte ai?
Erion Isai: Shiko, unë isha betuar që grua nga Akademia e Arteve nuk do merrja.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Erion Isai: Po, është shkollë shumë e vështirë, sidomos tek arti dhe konsumonim kohë pafund. Sezoni i provimeve në Akademinë e Arteve nuk është si çdo student që shkon në dhomë, në shtëpi, mëson, studion. Atje deri në 3 të mëngjesit nëpër studio, bëj prova. Më kishte ardhur në majë të hundës e gjitha si proces dhe mendoja që do ta gjeja jashtë profesionit për të pasur atë larmishmërinë. Mirëpo, për këtë më ra në kokë pastaj.
Video:
Diskutime rreth kësaj post