Kompania e fluturimeve Air France, nisi këtë të shtunë fluturimet me Shqipërinë, ku do të operojë me nga dy fluturime në javë për të testuar tregun dhe më pas do të vendosë për zgjerimin e aktivitetit të saj me fluturime çdo ditë.
Gjatë uljes së avionit të pare, ishte e pranishme edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila tha se ky është veprimi i duhur në kohën e duhur, duke iu referuar investimeve që po kryhen në aeroport, siç është edhe ndërtimi i terminalit të dytë për udhëtarët.
Balluku tha Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar edhe për turistët, teksa numri i udhëtarëve ditor nga aeroporti Nënë Tereza ka arritur në afro 13 mijë.
“Air France”, kompania e ekselencës franceze nisi nga dje fluturimet drejt Shqipërisë. Prita me kënaqësi miqtë e mi që erdhën për të na përshëndetur me këtë udhëtim të parë -, Oltion Çarkaxhija, zv.President Ekzekutiv i “Air France” , ambasadorin Dritan Tola dhe Juluen Roche”, shkruan Balluku.
Diskutime rreth kësaj post