12 tetori pritet të jetë një mbrëmje e veçantë për Shqipërinë, në “Air Albania” presim Poloninë, një sfidë e cila pritet të thotë shumë për kuqezinjtë dhe për rrugëtimin e tyre në kualifikueset e Botërorit “Katar2022”. Me shpresën që të rikthehen në Tiranë me një rezultat pozitiv nga transferta hungareze, Federata Shqiptare e Futbollit po bën të gjithë përpjekjet e duhura që sfida ndaj Polonisë të zhvillohet në kushte perfekte dhe me një atmosferë të zjarrtë. Pavarësisht krizës së terreneve, “Air Albania” qëndroi pushim edhe këtë javë që fusha të jetë në dispozicion të Kombëtares për sfidën kundër Polonisë.
Kjo përballje po pritet me shumë interes edhe nga tifozët të cilët kanë rezervuar një biletë për ta ndjekur live. Në postimin e fundit në faqen zyrtare, FSHF njofton se biletat janë drejtë fundit. Zyrtarisht lejohet vetëm 30% e kapacitet të stadiumit, sipas urdhrit të fundit të bërë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve por kjo shifër mund të jetë pak më e madhe duke parë dhe rëndësinë që shfaqe kjo sfidë për ekipin Kombëtarë.
Diskutime rreth kësaj post