Deputeti Ralf Gjoni e cilësoi mesazhin e diplomatit të huaj, të publikuar nga presidenti Ilir Meta si një rast flagrant i ndërhyrjes në punët e brendshme.
Gjoni në Ora Neës shtoi se as ambasadorët, as presidenti dhe as kryeministri nuk ka të drejtë të kryejë emërime në drejtësi dhe se ai që e ka dërguar këtë mesazh duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë shpjegime pse e ka dërguar.
Ralf Gjoni: “Presidenti ka ngritur një shqetësim flagrant i ndërhyrjes në punët e brendshme. Në një rast të tillë do të kishte shkarkime non grata për këtë ambasador, por do të kishte edhe dënime penale, sepse është ndërhyrje flagrante në sovranitetin e një vendi dhe në emërimet në drejtësi.
As ambasadorët, as presidenti dhe as kryeministri nuk ka të drejtë të kryejë emërime në drejtësi. Ai që e ka dërguar këtë mesazh duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë shpjegime pse e ka dërguar. Ky mesazh cenon rëndë kredibilitetin e sistemit të drejtësisë.
Dërgimi i një mesazhi të tillë tregon se shumë gjëra ndodhi në prapaskenë. Unë pres që Meta të shprehet hapur në lidhje me hapjen e listave elektorale sikurse është shprehur në të kaluarën në angazhimet e mëparshme.”
Diskutime rreth kësaj post