Analisti dhe publicisti i njohur, Preç Zogaj e konsideron kryeministrin Edi Rama si një ndër politikanët shqiptarë më jetëgjatë.
Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’, Zogaj u shpreh se vitet e fundit Rama nuk ka fituar për meritë, por për shkak të dobësisë së kundërshtarit politik.
Sa i përket gjurmës që do të lejë në historinë e vendit, Zogaj e përfshin Ramën në kategorinë e atyre personave që “punojnë me dorë të rëndë por dhe abuzojnë shumë”.
“Edi është një figurë qendrore. Erdhi si një lloj fenomeni intelektual në pushtet. Është personi më jetëgjatë në pushtet. Ka përfituar shumë nga kundërshtarët. Për zgjedhjet e vitit të fundit kam pasur mendimin që Edi Rama nuk fiton por i ka ngelur fitorja në dorë. Të gjithë ata që kanë qeverisur këtu, ka lënë secili gjurmë. Ka dhe Edi Rama kontributin e vetë. Ajo që kam kontestuar unë lidhet me atë që ai ka ndërtuar me dorë të rëndë. Ndërtojnë por edhe abuzojnë. Punojnë por dhe marrin shumë. Kanë shumë theks propagandistik dhe bie në kundërshtim me gjithë principet e mia. Ka gjasa që Edi Rama të jetë i pakushtëzuar në qeverisjen e tij dhe kjo mund t’i jetë kthyer në avantazh në këtë periudhë. Edhe Edi Ramën e pret transparenca që thashë për të gjithë që duhet të tregojë xhepat”, – u shpreh Preç Zogaj.
Diskutime rreth kësaj post