Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim lidhur me deklaratën e djeshme të Çlirim Gjatës, ku ky i fundit u shpreh: “Në djall Maradona”.
“Vdekja e Diego Maradonës, trishtoi dhe pik?lloi gjithë njerzimin, me përjashtim të Partisë Demokratike në Shqipëri”, – shprehet Spahiu.
Më tej avokati shton se kjo deklaratë nuk tregon një aspekt ç’njerëzor, ‘po thjeshtë po kalojnë depresion dhe jetojnë në botën e tyre plot urrejtje dhe shkarje psiqike’.
Postimi i Spahiut:
“Vdekja e Diego Maradonës, trishtoi dhe pik?lloi gjithë njerzimin, me përjashtim të Partisë Demokratike në Shqipëri. Dje zyrtarisht ata u shprehën kundër “ngushëllimeve”.
Partia ishte e shqetësuar për bindjet komuniste të Maradonës. Ai kishte idhull Che-Gevarën dhe jo Berishën. Nuk janë aspak ç’njerzor. Thjesht po kalojnë depresion dhe jetojnë në botën e tyre plot urrejtje dhe shkarje psqiqike. Troç: “kanë shku për lesh” – ka shkruar Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post