Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme ka folur mbi situatën politike Shqipëri.
Sa i përket politikës, Avokati Ngjela u pyet për shkarkimin e Metës që tashmë po gjykohet në Gjykatën Kushtetuese.
Ai tha se GJK pranon shkarkimin vetëm nëse Meta ka kryer shkelje të rëndë, që sipas Ngjelës Meta e ka bërë një gjë të tillë.
Duke mos kursyer as ofendimet për Presidentin, për të cilin tha se nuk di të flasë as shqip, Ngjela theksoi se Meta ka bërë një shkelje të rëndë duke sfiduar Amerikën, të cilës i tha se ‘raketa ka dhe Rusia’.
“Ka shkelje kushtetuese të rëndë. Arsyetimi i tyre, GJK, është e rëndë apo jo. Nëse shkelja nuk është e rëndë nuk e shkarkon. Është apo jo e rëndë shkelja do një arsyetim të GJK. Prandaj janë tërhequr ata dhe po vonohen. Për mendimin tim shkelja është e rëndë se e ka bërë me qëllim përshtjellimi. Ka dashur përshtjellim politik. Se nuk ka president që ndryshon ditën e votimit. Nuk e ka në kompetencë. Të presim GJK. Duhet të kemi parasysh një fakt të rëndë të Metës, e dini si tha ‘raketa ka dhe Rusia’. Kujt ia thotë NATO-s? Ka bërë shkelje, ka bërë budallëqe të jemi realist. Do bëjmë revolucion tha ai. Bën revolucion Presidenti? Vetëm President nuk është ai. Një njeri i zakonshëm i popullit që s’di të flas as shqip, por ja që e zgjodhi politika. Ato që bëri nuk i ka bërë asnjë kryetar kooperative. Nuk mund të flasësh për shtetin ashtu. Nuk mund të fyesh ashtu aleatin kryesor dhe t’i kujtosh Rusinë. GJK indirekt e ka dhënë mendimin e vet. Ka shkelje e ka thënë“, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post